Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Futemi në BE, “sakrifikojmë” veton/ Kryeministri: Zgjerimi, jo bamirësi, por i duhet Europës

schedule08:18 - 17 Qershor, 2026

schedule 08:18 - 17 Qershor, 2026

I ftuar në Berlin, në Konferencën e Komisionit të Bllokut Lindor, kryeministri Edi Rama solli shembullin se si protestat kundër një investimi në Zvërnec, e nxitur nga një narrativë digjitale, mund të kthehet në rrezik për demokracinë duke ccuar politikën drejt ekstremeve.

“Një propozim i fundit në vendin tim për zhvillimin turistik në bregdet u bë qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare. Katastrofa mjedisore u paraqit si fakt i provuar. Pretendimet u bënë tituj, tituj u bënë të vërteta dhe të vërtetat u bënë dogma.

Kushdo që kërkonte prova trajtohej si i dyshuar. E përmend këtë pasi projekti ka rëndësi për Europën, por ajo që ka më shumë rëndësi është ajo çka zbuloi ky episod: indinjata prodhoi miliona shikime përpara se faktet të kishin mundësi të flisnin.



Narrativat u përhapën para se procedurat e dokumentuara të mund të qarkullonin në një kanal të vetëm. Nëse ata nuk ndalojnë do të humbin besimin demokratik dhe kur ky besim bie, institucionet ndryshojnë vetë fiziologjinë e tyre. Dhe kur kjo ndodh, politika kryesore humbet legjitimitetin. Politika kthehet në shkallë përshkallëzimi dhe jo në kërkim zgjidhjesh”.

Duke vendosur gishtin e akuzës nga Irani, Rama paralajmëroi se sulmet kibernetike dhe dezinformimi janë fenomene të rrezikshme, por paralajmëroi se në rastin e Zvërnecit do të humbasin.

“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, që është përballur dhe Shqipëria. Kishte edhe dezinformata. U tha se do ketë masakër mjedisore, u tha se ka korrupsion madhor, pa u provuar kjo gjë. Indinjata nga dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur. Ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por edhe europian e botëror. Por ata që bëjnë lincime digjitale, do të humbasin herët a vonë”.

Por duke folur për vende armiqësore. Rama kujtoi se disa prej tyre, i lakmojnë pasuritë e Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe BE duhet të nxitojë e të mos shtyjë më anëtarësimet.

“Integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund. Europës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon, që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina. Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës. Ne jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!