Europa League, Roma-Feyenoord: Frikë pa filluar ndeshja, tifozët kërcënojnë njëri-tjetrin

schedule15:23 - 18 Mars, 2023

schedule 15:23 - 18 Mars, 2023

Me ngjarjet kaotike në Napoli prej tifozëve të Frankfurt duke djegur rrugët e qytetit italian, shorti i Europa League i cili përballi Romën me Feyenoord nuk mund të mos ngjallë shqetësim duke pasur parasysh ngjarjen e vitit 2025, ku huliganët holandezë dëmtuan rëndë shatërvani Barcaçia në Piazza Navona, një nga momumentët më të rëndësishëm të kryqeytetit.

Shqetësimi bëri që kryebashkiaku Gualtieri t’i kërkonte ministrit Piantedosi të ndalonte tifozët vizitorë për ndeshjet jashtë.

Sipas raportimeve nga “Repubblica”, pak pas shortit në Nyon, skajet ekstreme të tifozëve të Roterdamit pushtuan rrjetet sociale me komentet e tyre.

“Shkojmë të hakmerremi, do të shkatërrojmë Romën. Do të prishim shatërvanin. Ti e rindërtove, ne do ta thyejmë përsëri”, shkruanin tifozët holandezë.

Ndërsa ata të Romës që përgjigjeshin: “Do t’ju bëjmë të vraponi si minjtë. Nëse prekni shatërvanin, do të keni pasoja”.

Pra, klima e ashpër ka filluar menjëherë dhe kjo është tepër shqetësuese./ h.ll/abcnews.al