Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Europa i dërgon Moskës mesazh nga Parisi/ Sotiri: Parada në Francë, ‘spektakël’ dhe tregues force

schedule21:24 - 14 Korrik, 2026

schedule 21:24 - 14 Korrik, 2026

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, deklaroi se mes Francës dhe Gjermanisë ekziston një konkurrencë për drejtimin e politikave të sigurisë.

Sipas saj, Franca përmes këtij spektakli synon të përcjellë një mesazh ndaj presidentit rus Putin dhe Rusisë.

Ajo e cilësoi paradën e presidentit Macron si një demonstrim force dhe një sinjal për rolin që Franca kërkon të ketë në sigurinë europiane.



“Kemi konkurrencë mes Francës dhe Gjermanisë, që kanë konkurrencë për drejtimin e NATO-s. Në kuadër të forcimit ushtarak të vetë Europës, kemi një shoë force nga të dyja, duke pasur parasysh çiftin e fuqishëm.

Franca është një nga fuqitë kryesore bërthamore, Gjermania nuk është vend bërthamor, edhe pse ka sisteme bërthamore brenda saj. Franca na dhuroi spektakël dhe po përpiqet t’i dërgojë mesazh Putinit dhe Rusisë.

Sharl de Gol e nxori diku Francën nga strukturat e NATO-s, pikërisht nga pretendimi për autonomi strategjike. Parada e Macron ishte shoë force.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!