Euro 2028/ Turqi do të hedhë kandidaturën për organizimin e eventit, e konfirmon ministri turk

schedule12:45 - 25 Shtator, 2022

schedule 12:45 - 25 Shtator, 2022

Pas dy vitesh në Gjermani do të zhvillohet Kampionati Europian i futbollit, Euro 2024, ndërsa akoma nuk dihet se kush do të mirëpresë këtë turne në vitin 2028.

Por si një nga vendet kandidate për të organizuar këtë kompeticion është edhe Turqia, kështu të paktën deklaroi ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoglu në asamblenë e përgjithshme të Shoqatës së Klubeve Evropiane.

Turqia gjithashtu aplikoi për organizimin e Euros në vitin 2024, të cilin UEFA ia dha Gjermanisë. Me sa duket, problemi atëherë ishte mungesa e respektimit të drejtave të njeriut në Turqi.

Është interesant fakti që Turqia ka aplikuar për organizimin e Euros në vitet 2008, 2012, 2016 dhe 2020, por asnjëherë nuk ka mundur të fitojë të drejtën e këtij organizimi.

Oferta e përbashkët për të pritur Euro 2028 u theksua nga shoqatat e futbollit të Anglisë, Irlandës së Veriut, Republikës së Irlandës, Skocisë dhe Uellsit.

Kujtojmë se vitin e ardhshëm Stambolli do të mirëpresë finalen e Champions League, një tjetër kompeticion i rëndësishëm, i cili do të shërbejë edhe si një provë. /f.a/abcnews.al