“Është një klub i madh”, Pogba i shpreh ‘dashurinë’ Manchester United

schedule15:09 - 22 Tetor, 2021

schedule 15:09 - 22 Tetor, 2021

Paul Pogba është një lojtar kyç tek skuadra e Manchester United. E ardhmja e Pogba ka qenë gjithmonë subjekt i një shqyrtimi intensiv, me skuadra të njohura që kanë shprehur haptas pëlqimin për të marrë francezin, por ai do të vazhdojë të qëndrojnë në “Old Trafford”.

Pogba e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon në Premier League, duke thyer rekorde për asistime. Ka qenë vet mesfushori i cili ka deklaruar se ndihet i lumtur te klubi i tij aktual.

“Sigurisht që kam besim. Përndryshe, nuk do të isha në ekip dhe nuk do të isha në këtë ekip. Është një klub i madh. Nëse nuk je i sigurt për veten, nuk ke çfarë të bësh këtu”, shprehej Pogba. /f.a/abcnews.al