Reperi Escobars ka reaguar sërish ndaj Noizy-t pas deklaratave të këtij të fundit se është një mashtrues. Debati mes tyre u ndez sërish pasi Escobars u shpreh në emisionin e Meriton Mjekiqit, me të cilin Noizy ndodhet në një “luftë” virtuale prej ditësh, se është një njeri i pafytyrë, për të cilin tregoi gjithashtu se i ka ardhur në ndihmë kur ka qenë në Londër.
Por ndërsa kanë vazhduar reagimet dhe kundërpërgjigjet ndaj tyre në distancë gjatë orëve të fundit, Escobars ka reaguar sërish, ku shpërthen në ofendime ndaj Noizy-t. Ai i kujton reperit ndihmën që i ka dhënë, duke shtuar se gjithçka e ka arritur me emrin e tij.
“Thuaje dhe një herë? Edhe një herë ça? Hahaha, ky miu i vogël. Noizy është humbësi më i madh. Unë nuk kam thënë kurrë se Drake është shoku im, unë jam shok me @ovoroxx mos thuaj më gënjeshtra. Unë të ndryshova jetën, ti erdhe te vëllai im dhe ju përgjërove për ndihmë. Të kujtohet?
Dhe ne të ndihmuam, të mbrojtëm si vëlla dhe ti je i mbushur me urrejtje. Unë të çova për herë të parë me pushime në Marbella, LA dhe më pas në Neë York. Të njoha me njerëz që nuk e kishe ëndërruar kurrë. E gjitha kjo është për shkak të emrit tim. Kush qëllohet në të pasme dhe nuk bën asgjë dhe prapë bën si i fortë në rap???“, shkruan ndër të tjera ai. /abcnews