Erik ten Hag i lumtur tek United: Jam këtu për një periudhë të gjatë

schedule22:22 - 8 Shkurt, 2023

schedule 22:22 - 8 Shkurt, 2023

Erik ten Hag duket se ka gjetur “çelsin” e suksesit te “djajtë”, duke rivendosur kështu harmoninë e munguar në grup në “Old Trafford” dhe ditën e sotme tekniku 53-vjeçar është shprehur shumë i lumtur për eksperiencën që po kalon në Premier League, ku pohon me plot bindje që është te Manchester United për të qëndruar gjatë.

“Unë gjithmonë mendoj për afat të gjatë. Në çdo klub kam menduar për një punë afatgjatë për të ndërtuar kulturën dhe sistemin e lojës, për të zhvilluar lojtarët dhe ekipin.

Unë kam të njëjtën qasje për kontratat dhe dritaret e transferimeve. Mendoj se kjo është e saktë. Nuk jam këtu për një vit, jam këtu për një periudhë më të gjatë. Unë shoh që projekti po ndërtohet këtu për një kohë të gjatë. Për sa kohë, nuk mund të them”,- është shprehur i lumtur për këtë eksperiencë ten Hag. /i.m /abcnews.al