Erica, ‘aktorja’ e parë robot që do të jetë protagoniste në një film

schedule12:11 - 30 Qershor, 2020

schedule 12:11 - 30 Qershor, 2020

Katër kompani kinematografike njoftuan në fillim të kësaj jave se ishin bashkuar për të prodhuar një film, në të cilin një grua robot, e quajtur Erica do të luajë rolin kryesor.

Ky vendim për prodhimin e këtij filmi fantastiko-shkencor është marrë në një kohë kur shumica e prodhimeve kinematografike janë mbyllur ose shtyrë pa afat, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Filmi i titulluar “B” është shkruar nga Sam Khoze, Eric Pham dhe Tarek Zohdy, por ende nuk ka një datë se kur pritet të dalë në treg. Aktorja robot u krijua nga shkencëtarët japonezë të robotikës Hiroshi Ishiguro dhe Kohei Ogawa. Në vitin 2015, Ishiguro e cilësoi si robotin “më të bukur dhe inteligjent” në një intervistë për The Guardian .

Ai shtoi: “Ne i shohim cilësitë e njeriut tek robotët dhe fillojmë të mendojmë për natyrën e vërtetë të zemrës së njeriut, të dëshirës, vetëdijes dhe qëllimeve.” /abcnews.al