Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putin, çfarë u diskutua

schedule13:13 - 25 Mars, 2023

schedule 13:13 - 25 Mars, 2023

Presidenti turk Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putin. Ai e falënderoi atë për “qëndrimin pozitiv” në zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, sipas një njoftimi të presidencës turke.

Sipas informacioneve, të dy liderët diskutuan hapat për të përmirësuar marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe zhvillimet në lidhje me luftën në Ukrainë.

Gjithashtu Erdogan shprehu rëndësinë e përfundimit të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur.

/abcnews.al