Erdogan: Veproni me mendje të shëndoshë/ Dialogu, Presidenti turk nga Serbia, thirrje palëve

schedule16:07 - 11 Tetor, 2024

schedule 16:07 - 11 Tetor, 2024

Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Serbi ku u takua edhe me homologun e tij Aleksandër Vuçiç u shpreh se marrdhëniet mes Ankarasë dhe Beogradit Zyrtar janë në kohën e tyre më të artë.  Në një conference të përbashkët për shtyp mes dy liderëve, Kreu i Shtetit Turk u ndal edhe tek marrdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë ku iu bëri thirrje palëve që të veprojnë me logjikë dhe me atë që ai e quajti “një mendje të shëndoshë.”

“Kemi theksuar edhe nje here tjeter rendesine e Paqes dhe Stabilitetit  ne Ballkan. Ne kete aspekt eshte shume e rendesishme qe te kemi nje mendje te shendosh dhe qasje te logjikshme kur behet fjale per tensionet mes Kosoves dhe Serbise dhe Gjithckaje qe ka ndodhur se fundmi.

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç u shpreh krahas homologut të tij Turk se të gjithë  sukseset ekonomike dhe bashkëpunimi I mire mund të zhvillohen më tej vetëm nëse ka ruajtje të paqes dhe stabilitetit në Rajon.

“I jam mirënjohës Turqisë dhe presidentit Erdogan për faktin që i kuptojnë mirë problemet në Ballkan dhe se e dinë se paqja dhe dialogu janë mënyra e vetme për zgjidhjen e këtyre problemeve.Turqia është një nga, ose lojtari më i madh në Ballkan dhe vendi më i fuqishëm. Ne presim mbështetje prej saj në të gjitha këto procese. I jam mirnohes Erdogan që gjithmon ë  ka dashur te flase dhe te degjoje te gjitha palet ”

Pergjate konferences per shtyp te dy presidenteve u njoftua edhe nenshkrimin i 11 marreveshjeeve te bashkepunimit mes dy shteteve ne  nje sere fushash, Ndersa Vucic u shpreh se eshte rende dakord qe ne te ardhmen te kete edhe bashkepunim ushtarak mes dy vendve./abcnews.al