Erdogan: Myslimanët e Europës po trajtohen si hebrenjtë para Luftës së Dytë Botërore

schedule09:03 - 27 Tetor, 2020

schedule 09:03 - 27 Tetor, 2020

Myslimanët në Europë po trajtohen njësoj me hebrenjtë e Luftës së Dytë Botërore, ka thënë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Ai deklaroi të hënën se Europa ishte “mësuar” me “zhvendosjet, inkuizicionit dhe gjenocidet” dhe se myslimanët në të gjithë kontinentin po sulmoheshin, shkruan Euronews.

Në të njëjtën fjalim, presidenti turk bëri thirrje për bojkot të produkteve nga Franca mes përplasjeve të vazhdueshme me Emmanuel Macron mbi qëndrimin e presidentit francez ndaj Islamit dhe myslimanëve.

“Islamofobia në rritje në Perëndim është kthyer në një sulm të plotë ndaj profetit tonë dhe gjithçkaje që ne e konsiderojmë të shenjtë”, tha ai në një fjalim televiziv.

“Zhvendosjet, inkuizicionit dhe gjenocidet ndaj anëtarëve të feve të ndryshme nuk është një praktikë që është e huaj për Europën”.

“Krimet kundër njerëzimit të kryera kundër hebrenjve 80 vite më parë, veprimet kundër vëllezërve dhe motrave tona boshnjake në Srebrenicë  25 vite më parë janë akoma në kujtesën tonë”.

Erdogan përmendi ngjarjet e fundit si provë se myslimanët europianë ishin nën sulm të vazhdueshëm, duke përfshirë “një sulm të policisë” javën e kaluar në një xhami afër Berlinit ku ishin dërguar 150 oficerë.

Prokurorët në Gjermani thanë se ata dyshuan se 70,000 euro nga fonde emergjente të koronavirusit ishin përdorur për qëllime të tjera nga zyrtarët në xhami./abcnews.al