Erdhi vaksina, a do vaksinohet si Rama, edhe Jozefina Topalli?

schedule18:38 - 11 Janar, 2021

schedule 18:38 - 11 Janar, 2021

Ardhja e vaksinës dhe përdorimit të saj ishte lajmi iI ditës për vendin tonë. Gjatë intervistës në programin ‘Abc e Pasdites’ moderatori Ermal Peçi e pyet Jozefina Topallin nëse do e bente edhe ajo vaksinën.

“Do e bëja menjëherë, por s’më takon mua me e ba tashti.  Do doja që ta bënin njëherë infermieret, mjekët, të moshuarit”, tha ajo.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë botën, edhe për familjen e Jozefina Topallit ka pasur muaj të vështirë nga muaji Shkurt deri në qershor të vitit 2020, por që tashme duken momente të kaluara.

Gjatë programit ajo u përballë edhe me intevistën ‘Reflektim’ me Ermalin, ku ndër të të tjera u pyet për mirënjohjen. I mungon mes miqve, kolegëve?

 “Shumë! Jo se dua mirënjohjen, por më dhemb ndonjeherë mosmirënjohja, domëthënë sjellja e të kundërtës. Kur në vend të mirënjohjes sheh urrejtje thua “Pse?””, tha ajo./abcnews.al