Era e fortë rrëzon pemën në Vlorë, mbeten në errësisë Tragjasi, Dukati dhe Llogaraja

schedule22:46 - 3 Tetor, 2020

schedule 22:46 - 3 Tetor, 2020

Si pasojë e erës së fortë e cila ka përfshira disa zonat të vendit në orët e mbrëmjes së kësaj të shtune, një pemë është rrëzuar në Vlorë duke dëmtuar fiderin R1 N/st Radhime. Kjo ka bërë që zonat e Tragjasit, Dukatit dhe Llogarasë të mbeten pa energji elektrike. OSHEE Vlorë njofton se është ngritur grupi i punës dhe po punohet për të riparuar defektin.

“Njoftim per abonentet Vlorë. Per pasoje te motit te keq dhe eres se paqendrueshme eshte rrezuar nje peme duke demtuar linjen 10Kv duke demtuar fideri R1 N/st Radhime. Pa energji mbeten zonat ‘Tragjas ,Dukat fushe ,Dukat fshate dhe Llogara Urgjenca e OSSHEVLORE ka ngritur grupin e punes dhe po punon per te riparuar difektin”, thuhet në njoftim./mv. abcnews.al