Epidemiologu: Numri i vdekjeve nga Covid më i lartë se aktuali, viktimave nuk u bëhet autopsia

schedule12:22 - 27 Janar, 2021

schedule 12:22 - 27 Janar, 2021

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, këtë të mërkurë i ftuar në studion e ABC ka dhënë detaje në lidhje me terapitë e përdorura për menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid.

Alimehmeti është shprehur se vaksina nuk është zgjidhja e duhur, pasi sipas tij ajo nuk u bëhet një kategorie të caktuar që janë fëmijët të cilët kanë riskun që të infektohen.

Ai thekson se një trajtim përmes një terapie të krijimit të antitrupave do të ishte më efikase.

“Gripi ka disa elemente është një luftë virusesh, ne jemi territori dhe ato janë agresori. Koronaviruset janë më dominant se gripet e thjeshta siç janë dhe ato që ne njohim më parë dhe kanë një tendencë që të dominojnë gripin. Duhet të ketë një terapi për rastet që nuk kanë vaksinë duhet një terapi për antitrupa që ndihmon në imunitetin e tufës. Terapia monoklonare krijon antitrupa, që i merr gati nuk pret që të krijohen nga trupi, pritej që kjo do të ishte një terapi që do të kishte një ndikim më të madh”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Epidemiologu: Vaksina nuk të mbron 100%, efektiviteti fillon pas 10 ose 12 ditësh

Në intervistën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi, epidemiologu ka komentuar dhe numrin e qytetarëve që kanë humbur jetën nga Covid.

Sipas tij shifrat mund të jenë shumë të larta se ajo që ne dimë aktualisht, pasi nuk ka një autopsi të bërë në lidhje me shkaqet e humbjes së jetës dhe fakti se në vendin tonë viktima Covid cilësohen vetëm ato që janë të infektuar dhe trajtohen në spitalet Covid dhe jo rastet e prekura.

“Ne duhet të logjikojmë në dy mënyra që është ajo e krahasimit të shifrave të mëdha me shtete dhe ajo individuale dhe për ta gjetur këtë është autopsia ose ndryshe mjekësia ligjore që nuk po bëhet askund. Kjo na bën që të sjellim prova hamendësimi dhe të sjellim prova të paprovuara por thjesht hipoteza. Sa i përket % së moshave tona në krahasim me Italinë është se atje ka më shumë teste dhe ka një përkufizim ndryshe për vdekjet, pasi thuhet se rastet e dyshuara dhe i pakonfirmuar i shënon si viktima Covid ndërsa në vendin tonë një gjë e tillë nuk është një gjë e tillë ne thjesht raportojmë të infektuarit me Covid që humbin jetën në spital ndërsa numri i viktimave mund të jetë dhe më i lartë. Vetëm 6% e popullatës së konfirmuar me Covid se në realitet janë poshtë moshës 20 vjeç dhe që në realitet janë më shumë.

Ajo që duhet të shikojmë është përqindja e pozitivitetit të testit, pasi në Itali u ndryshua strategjia pasi tashmë nuk raporton vetëm rastet por pozitivitetin e testeve. Gjatë 10 ditëve të fundit ka dhe një rritje të vogël. Këto janë dhe javët më të ftohta të motit, ishin festat dhe duhet të dimë se virusi është respirator dhe ka lidhje direkte me motin të gjitha këto elementë duhet që të futen në llogari. Shifrat nuk duhet që të shikohen gjitha bashkë por si zona nga vijnë. Tashmë ka njerëz mjaftueshëm që janë prekur dhe e kanë kaluar Covid në vendin tonë”, ka thënë ndër të tjera mjeku.