Epidemiologu: Lajm i mirë, të dhëna shpresëdhënëse vijnë për COVID nga Britania

schedule11:45 - 14 Gusht, 2020

schedule 11:45 - 14 Gusht, 2020

Mjeku Ilir Alimehmeti në reagimin e tij më të fundit ka ndarë me të gjithë një lajm të mirë në lidhje me koronavirusin.

Alimehmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një postim të fundit që tregon se në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur më shumë persona nga gripi sezonal sesa nga COVID-19.

Mjeku në reagimin e tij thekson se është momenti që të bashkohemi dhe të shtrëngojmë dhëmbët edhe pak, pasi statistikat e fundit na bëjnë optimist se COVID-19 po i vjen fundi.

Postimi i plotë:

Lajm i mire mbi Covid-19! (Me porosi te nje mikeshe)

“Sado e erret te jete nata, dielli lind serish!”

Cit.: Pertef Kruja ☀️

Ne Mbreterine e Bashkuar, qe nga fillimi i qershorit e deri ne fundit e korrikut kane vdekur me shume persona nga gripi sezonal se sa nga koronavirusi.

Kujtoj qe UK ka 66.7 milione banore, 24-fish me shume se Shqiperia.

Instituti Kombetar i Statistikave te UK informon se nga 17 Qershori deri me 31 Korrik:

6626 persona vdiqen nga gripi sezonal

2992 persona vdiqen nga koronavirusi

6626 / 2992 = 2.2-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Ky raport po rritet jave pas jave!

Ne javen e fundit te korrikut:

928 persona vdiqen nga gripi sezonal

193 persona vdiqen nga koronavirusi

928 / 193 = 4.8-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Per me shume:

Vdekjet nga gripi sezonal ne UK sivjet jane ne te uleta se sa mesatarja 5-vjeçare e te njejtes periudhe.

Forca miq!

Shtrengoni dhembet edhe pak!

Jemi prapa UK ne kurben epidemiologjike, por shpejt dielli do te linde serish!/abcnews.al