Enver Hoxhaj në “Provokacija”: Takimi i 27 qershorit duhet të shihet si një shans historik

schedule22:55 - 23 Qershor, 2020

schedule 22:55 - 23 Qershor, 2020

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ftuar përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë për një takim në Shtëpinë e Bardhë, takim ky që pritet të mbahet më 27 qershor.

Për të folur më tepër rreth këtij takimi dhe pritshmërive, i ftuar këtë të martë në “Provokacija” ishte ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ndër të tjera, Hoxhaj u shpreh se më 27 qershor mund të bëhet një liste e temave që mund të negociohen, mund të ketë më shumë çështje, por sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe marrëveshje politike. Gjithsesi, sipas tij, agjenda e saktë plotësisht nuk dihet.

Sipas Hoxhajt, takimi i 27 qershorit duhet të shihet si një shans historik për t’u arritur një marrëveshje.

Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Hoxhaj u shpreh se çdo ditë e dëgjon presidentin serb që të thotë se Kosova është e humbur.

“Nëse Serbia dëshiron që të anëtarësohet në BE, ata patjetër duhet ta qartësojnë nëse kufizohen me Republikën e Kosovës apo të Shqipërisë. Pra nuk anëtarësohen dot nëse nuk sqarohet çështja e kufirit”, shtoi ai. /abcnews.al/