Ëndrra për të mos lënë jetim djalin, i bëhet realitet! Lajm i gëzueshëm për nënën 25 vjeçe

schedule22:09 - 21 Maj, 2022

schedule 22:09 - 21 Maj, 2022

Prej afro 3 vitesh kanceri në mëlçinë e Jonidës kishte marrë përmasa shqetësuese dhe i rrezikonte jetën. Por ishte modeli i bamirësisë mes shqiptarëve, që bëri të mundur brenda javës, shansin për të kuruar nënën 25 vjeçare.

Momentet para dërgimit në sallë të Jonidës ishin prekëse. I shoqi e familjarët e puthin mes lotëve para se ajo të niset në sallën e ndërhyrjes. Vetë Jonida me siguri ka menduar për të birin, ëndrra e saj nuk ishte të jetonte, por të kishte mundësi të rriste të birin.

Ndërhyrja zgjati disa orë dhe më në fund… lajme të mira.

Gjithçka ka shkuar me sukses. Bashkëshorti i Jonidës i tregoi emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”:

Ndihem shumë mirë që arritëm deri këtu. Ju falenderojmë, Elvisin, Sidritin, të gjithë shqiptarët që na kanë ndihmuar, që arritëm që nusja të bëhet operacion dhe të dalë me sukses…jam shumë i lumtur.”/abcnews.al/