“Ëndërr e kthyer në realitet, luaj në klubin më të madh në Angli”

schedule11:39 / 18/02/2020

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, është shprehur shumë i lumtur pas fitores së parë me fanellën e “Djajve të Kuq”. Të besuarit e Solskjaer arritën një fitore të rëndësishme në transfertën e Chelsea me rezultatin 0-2.

“Ndihem shumë mirë, ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të mirë, por ne arritëm të merrni tre pikët. Na duhet të fitojmë për tu ngjitur në klasifikim. Luaj për klubin më të madh në Angli dhe jam shumë i lumtur, është një ëndërr që është kthyer në realitet,” tregon portugezi pas ndeshjes.

“Ne duhet të luajmë më mirë kur e kemi topin në zotërim, por prapë ishte një ndeshje ndaj një rivali direkt. Tashmë duhet të përqendrohemi tek ndeshja e radhës,” mbyll Bruno Fernandes. Mesfushori u transferua nga United në merkaton e janarit nga Sporting Lisbon për shumën e 68 milionë sterlina. /abcnews.al

schedule11:39 / 18/02/2020