Ende s’e kanë konfirmuar lidhjen, Jennifer Lopez kapet mat me Ben Affleck

schedule14:02 - 24 Maj, 2021

schedule 14:02 - 24 Maj, 2021

Jennifer Lopez dukej e lumtur ndërsa u ribashkua me ish të fejuarin e saj, Ben Affleck në Miami të dielën. Yjet e Hollywood-it u fotografuan në rezidencën private të këngëtares në Florida. Personazhet e famshëm besohet se kanë rindezur romancën e tyre vite pasi i dhanë fund fejesës në 2004.

Ben Affleck Jennifer Lopez Miami

Megjithëse ata nuk kanë komentuar asgjë publikisht, fotot flasin ndryshe. Javët e fundit, Affleck është parë duke vizituar shtëpinë e këngëtares në Los Angeles, ndërsa kanë qenë dhe në një udhëtim në Montana. J.LO u nda nga i fejuari Alex Rodriguez në Prill pas një fejese dy-vjeçare.

ben-afleck-jlo

Ish çifti njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët ku thanë se ndiheshin më mirë si miq. Të Dielën, para se të dilnin fotografitë e fundit të Jennifer dhe Ben, ish-basketbollisti postoi në rrjete sociale: “Unë jam gati për një fillim të ri në jetën time. Çdo gjë që nuk më shërben mua është qartë jashtë jetës sime.”