Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Rrëmbyen dhe dhunuan të riun për para, arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër

schedule15:11 - 29 Maj, 2026

schedule 15:11 - 29 Maj, 2026

Arrestohet 30-vjeçari Roberto Lapa në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit.

Në një njoftim zyrtar policia sqaron se 30-vjeçari i arrestuar së bashku me dy shtetas të tjerë morën me forcë në Vlorë, një 20-vjeçar për t’i marrë 6000 euro.

Ngjarja ndodhi më datë 21.05.2026. Ndërsa 30-vjeçari Roherto Lapa u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.



“Ai akuzohet se më datë 21.05.2026, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L. (të arrestuar më parë), kanë marrë me forcë, në automjet, një 20-vjeçar, të cilin e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku e kanë dhunuar, për t’i marrë 6000 euro. Shtetasi R. L. iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!