Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi 40 vjeçari në Tiranë

schedule12:14 - 28 Gusht, 2023

schedule 12:14 - 28 Gusht, 2023

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 40 vjeçari Valter Çela u ndalua në rrugën “Frosina Plaku” në kryeqytet, njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugias në Itali e ka dënuar me 5 vjet burg, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj.

Ndaj 40 vjeçarit rëndojnë akuzat “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike”, (kryesisht kokainë), “Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike” (kokainë), kryer në bashkepunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.



Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!