EMRAT/ Nipi vret xhaxhain me armë gjahu, dhe më pas qëllon për vdekje veten

schedule19:04 - 25 Tetor, 2021

schedule 19:04 - 25 Tetor, 2021

Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga një krim i dyfishtë brenda një familje.

Abcnews.al,  mëson se Genci Koreta, 39 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten. Jorgji Koreta raportohet se ishte një ish-oficer policie. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Mekat.

Raportohet se krimi ka ndodhur në një zonë pranë ullishteve që kishin në pronësi kjo familje. Dyshohet se dy viktimat të kenë pasur një konflikt pikërisht për ullinjtë, ku në këtë kohë është sezoni i vjeljes së tyre.

Njoftimi i policisë:

“Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K,  dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

/abcnews.al/