Dy të rinj, Elton Mema dhe Romeo Dungu do të hetohen në gjendje të lirë, pasi dogjën një sasi të konsiderushme kabllosh, telash dhe gomash, në afërsi të lumit Mat.
Dy të rinjtë akuzohen për ndotjen e ajrit, ujërave dhe tokës.
Policia sekuestroi 2 furgonët me të cilët ishin transportuar kabllot e gomat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/


