Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Grup kriminal dhe vrasje, OFL u dërgon formularët gjashtë të dënuarve

schedule12:04 - 26 Gusht, 2020

schedule 12:04 - 26 Gusht, 2020

Policia e shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ka njoftuar se kanë dërguar formularin për justifikimin e pasurisë ndaj 6 të dënuarve për vepra të rënda penale .

Ata duhet tu përgjigjen me shkrim të gjithë pyetjeve të dërguara nga OFL dhe më pas do të jetë SPAK që do të vendosë për procedurën dhe ligjshmërinë e kërkesës.

Personave që u kërkohet deklarimi i pasurisë janë:



-Eldi Çala

-Klement Çala

-Luan Kokomani

-Përparim Bermuça

-Durim Bermuça

-Arian Plaku

Njoftimi: 

​Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
​
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
​
• E. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• K. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

• L. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• P. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• A. P., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
​
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
​
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!