Pamjet që shihni në ekran vijnë nga fshati Ura e Shtrenjtë në Shkodër, ku këtë të hënë u sekuestruan arsenal armësh.
Policia ndërhyri në një ambient që magazinonte ushqim për bagëtitë, ku gjeti të fshehura armët e zjarrit, por edhe thasë me kanabis.
Zyrtarisht, policia thotë se ka sekuestruar edhe 5 mijë e 506 fishekë luftarak, 7 krëhëra automatiku, 6 krëhëra pushke, 35 metra fitil detonator, 25 kg kanabis si edhe targa gjermane e austriake.
Policia arrestoi dy persona, 29-vjeçarin Sami Meaj dhe 31-vjeçarin Selim Myrtja.
Banesa ku magazinoheshin armët e zjarrit, ishte në pronësi të një tjetër personi I cili u vu në pranga në shtator të 2025-ës në fazën e parë të operacionit Ndërmollas.
Me arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të pronarëve të ambientit I cili aktualisht është në burg, shkon ne tre numri I personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Armët e gjetura pritet t’I nënshtrohen ekspertizës për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale.
Policia dërgoi materialet në prokurorinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet nëse ka të tjerë të përfshirë.


