Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Zayed Al Nayan ka vizituar Shqipërinë për herë të dytë, ku u prit në Rinas nga kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministrja Belinda Balluku.
Shefi i qeverisë i dorëzoi Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, në emër të popullit shqiptar, në shenjë vlerësimi për ndihmën e dhënë në momentet më të vështira të vendit tonë.
E kuqja dhe e zeza e shiritit tonë nuk janë vetëm ngjyrat kombëtare. Ato simbolizojnë, mbi të gjitha, dorëzimin e vetes ndaj providencës hyjnore në shërbim të tjetrit, dhe gjakun që vëllezërit tanë dhanë për këtë tokë, që kurrsesi nuk duhet të jetë derdhur kot.
Rama solli në vemendje edhe ndihmën që Emiratet e Bashkuara i kanë dhenë Shqipërisë gjatë tërmetit të vitit 2019.
Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm!
Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni. E kujtoj fjalën tuaj:
“Në fenë tonë themi: ‘O Zot, Ti je paqja dhe prej Teje vjen paqja’.
Nuk la pa përmendur as kontributin e babait të tij, Zayed bin Sultan.
Ishit Ju vetë që më treguat si ju telefononte çdo mbrëmje për t’u siguruar që refugjatët ushqeheshin dhe trajtoheshin njëlloj pa dallim feje, si të barabartë para Zotit. Siç thotë një hadith: “Nuk ka mysliman që viziton vëllanë e tij të sëmurë në mëngjes, pa shtatëdhjetë mijë engjëj që luten për të deri në mbrëmje. E nëse e viziton në mbrëmje, ata luten për të deri në mëngjes dhe ai do të ketë fruta nga Parajsa”.
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thelluar bashkepunimin në një sërë fushash, përfshirë energjinë e rinovueshme, teknologjinë, ekonominë, tregtinë apo sigurinë ushqimore./abcnews.al



