Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët/ Meloni në Bruksel: Me qendrat në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur

schedule09:35 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 09:35 - 11 Dhjetor, 2025

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka theksuar rëndësinë e iniciativave që Italia ka mbështetur për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Në një samit të mbajtur në Bruksel me synimin për të luftuar kontrabandën e emigrantëve, Meloni tha se ka mbështetur krijimin e qendrave për emigrantët jashtë unionit, përfshirë edhe në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një hap drejt kontrollit më të mirë të flukseve migratore dhe si një mundësi për të pastruar rrugën për të ardhmen e emigrantëve në Bashkimin Europian.

“Italia ka punuar për të propozuar zgjedhje inoivative që po shihen me interes. I  referohem protokollit që firmosëm me Shqipërinë, dua të falenderoj ministren e brendshme Koçiu. Ky model ka hapur rrugën dhe në nivel evropian. Ne kemi besuar në këto zgjedhje që nga fillimi sepse jemi të bindur se ato do të sigurojnë procedura më të shpejta dhe më të besueshme”

Meloni u shpreh gjithashtu e kënaqur me mbështetjen që Italia ka marrë nga shumë udhëheqës europianë dhe vuri theksin te një propozim i përbashkët me Danimarkën që synon të përmirësojë statusin dhe mbrojtjen e emigrantëve. Kjo iniciativë tashmë po fiton terren në Evropë.

Qendra e emigrantëve të propozuara nga qeveria italiane, si ajo në Shqipëri, për të mbajtur emigrantët para riatdhesimit janë kthyer në një model të njohur që mund të ofrojë një zgjidhje të mundshme europiane për emigracionin.

Pavarësisht hezitimit të fillimit, atmosfera në Bruksel duket se po ndryshon dhe shumë shtete po e shohin këtë skemë si një mundësi për të luftuar kontrabandën e njerëzve.

Vetë Meloni theksoi se marrëveshja me Shqipërinë është një model i mundshëm për të adresuar sfidat e emigracionit dhe për të siguruar një kontroll me të mirë të flukseve migratore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!