Emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, shpallet në kërkim 22 vjeçari në Durrës. Punohet për identifikimin e bashkëpunëtorit

schedule09:59 - 11 Shkurt, 2025

schedule 09:59 - 11 Shkurt, 2025

Një 22 vjeçar në Durrës është shpallur në kërkim ndërsa vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij për transportim emigrantësh të paligjshëm drejt Kakavijës.

Dy automjetet që transportonin emigrantë u konstatuan në fshatin Ballaj të Kavajës por drejtuesit nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.
Duke përfituar nga errësira, kanë braktisur automjetet dhe janë larguar me shpejtësi.

Emigrant nga Nepali dhe India të cilët u proceduan penalisht për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri jeshil me Malin e Zi me destinacion Greqinë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!