Emery ka frikë, një humbje ndaj Leicester i kushton stolin!

schedule17:57 - 8 Nëntor, 2019

schedule 17:57 - 8 Nëntor, 2019

Unai Emery është në presion të madh. Tifozët e Arsenalit, duan “kokën” e tij, pasi rezultatet e fundit kanë qenë skandaloze. Vetë trajneri spanjoll pranoi se sfida e së dielës kundër Leicester është shumë e rëndësishme dhe se skuadra e tij nuk është në një moment të mirë.

Sot, në konferencë për shtyp para kësaj sfide, Emery tha: “Çdo ekip, ka momente të ulëta dhe pozitive. Ne po kalojmë një moment delikat, kemi barazuar shumë ndeshje që duhet t’i fitonim. Duam të qëndrojmë të bashkuar, pasi së bashku mund t’ia dalim”.

XHAKA – “Xhaka nuk do të grumbullohet për këtë sfidë”.

PRESIONI – “Nuk është e vërtetë, unë nuk ndihem në presion. Kemi një projekt këtu dhe duam që me punë dhe përkushtim t’i shkojmë deri në fund. Shumë lojtarë të rinj janë promovuar në ekipin e parë dhe ky proces kërkon kohë, madje mund të ndikojë dhe në rezultate. Ne vazhdojmë në rrugën tonë.

LEICESTER – “Nuk jam i surprizuar aspak nga ecuria e tij. Brendan (Rodgers) është një trajner shumë i mirë, e ka treguar te Liverpool dhe Celtic. Tani po bën një punë të shkëlqyer edhe te Leicester. Ne do të shkojmë atje duke e ditur forcën e kundërshtarit. E kemi përgatitur sfidën”, tha mes të tjerash trajneri i “Topçinjve”./abcnews.al