EMA paralajmëron për efektet anësore të klorokinës kundër COVID-19

schedule08:55 - 24 Prill, 2020

schedule 08:55 - 24 Prill, 2020

Ilaçi antimalarje, klorokina  e promovuar në mënyrë të veçantë nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe nga një mjek francez, si barna kundër koronavirusit të ri, kanë efekte anësore serioze, paralajmëroi  Agjensia Europiane e Barnave (EMA).

Ne nuk kemi pare ende efekte të  dobishme të klorokinës dhe hidroksiklorokinës ”, theksoi EMA.

“Studimet e fundit kanë raportuar probleme serioze dhe në disa raste, fatale, probleme të rrahjeve të zemrës nga klorokina dhe hidroksiklorokina, veçanërisht të marra në doza të larta ose në kombinim me azitromicinën”, vazhdon EMA në një njoftim për shtyp .

Këto trajtime gjithashtu ka të ngjarë të shkaktojnë probleme të mëlçisë dhe veshkave dhe gjithashtu dëmtim të qelizave nervore.

Sipas EMA-s, të dhënat nga studimet klinike të këtyre trajtimeve janë ende shumë të kufizuara dhe jogjithëpërfshirëse dhe efektet e dobishme të këtyre barnave në sëmundjen COVID-19 nuk janë vërtetuar ende./abcnews.al