ROSKOVEC- Personi që shihni në foto është 35-vjeçari, Refit Buzi, i cili dyshohet si autor i vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës në Roskovec.
Ai qëlloi për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe dyshohet se ka marrë peng ish-gruan Rozalina Plaka.
Autori i dyshuar është emigrant në Angli, por kishte pak kohë që ishte kthyer në Roskovec.
Në zonë ai njihej si njeri problematik. Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur pika kontrolli për lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar./abcnews.al



