Një i burgosur kërkohet për ekzekutimin në Shkodër

schedule09:15 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 09:15 - 18 Dhjetor, 2017

Një ditë pas ekzekutimit të Anxhelin Shkambit, policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është Artan Koçeku, i cili kishte marrë leje nga burgu i Peqinit ku vuan dënimin për vjedhje dhe shkatërrim prone.

Ekzekutimi ndodhi të dielën në mesditë në Stom Golem të Shkodrës brenda në makinën e Shkambit. Ai u qëllua në kokë me tre plumba pistolete dhe policia gjeti dy gëzhoja, dy brenda në makinë dhe një jashtë saj.

Këtë të hënë duhet të ishte kthyer në qeli në Peqin. Por një ditë më parë ekzekutoi ish shokun e tij dhe aktualisht është në arrati.

Policia e shpalli autor të dyshuar të vrasjes në Stom Golem të Shkodrës, 32 vjeçarin Artan Koçeku.

E qëlloi me pistoletë tri herë në kokë Angjelin Shkambin brenda në makinën e tij dhe u largua me motoçikletë.

27 vjeçari i dënuar me tetë vjet burg për vjedhje dhe shkatërrim prone për sjellje të mirë mori pesë ditë leje nga autoritet e burgut të Peqinit.

Nuk dihet nëse e kishte plan më parë, por një ditë para se të kthehej në izolim, kreu vrasjen.

Hetimet e deritanishme flasin për një borxh prej 40 mijë eurosh, që viktima i kishte të dyshuarit Artan Koçeku.

Një tjetër dëshmi e siguruar nga grupi hetimor tregon dhe për konflikte familjare mes palëve.

Të pakten deri tani këto janë pistat e hetimit peër ngjarjen.

Viktima Angjelin Shkambi ishte liruar nga burgu ku ka kryer dënimin për trafikim të lëndëve narkotike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!