Ekzekutimi i 31 vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 12 persona, në kërkim dy të tjerë

schedule08:17 - 4 Mars, 2021

schedule 08:17 - 4 Mars, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur dje në Vlorë, ku si pasojë humbi jetën 31 vjeçari Tauland Gjikaj.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar 12 persona.

Ndërkohë në kuadër të kapjes së dy autorëve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë vrasje, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa të këtij qyteti.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së djalit të ish-policit në Vlorë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, ku është qëlluar për vdekje 31 vjeçari Gjikaj.

LEXO EDHE: Ekzekutimi në Vlorë, si u bllokua autori, kallashi iu gjet në makinë, shoku në kërkim

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe pista e parë që po hetohet lidhet me larjen e hesapeve mes bandave për hakmarrje ose prishje pazaresh. Viktima  përdorte disa identitete, njihej edhe si Tauland Beqiraj dhe Taulant Manaj.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar Hans (Andi) Jonuzaj, njëri nga tre autorët e dyshuar të vrasjes.e.su./abcnews.al

Ne foto Andi Jonuzaj