Shqipëria ka arritur, për herë të parë të kryej ekstradimin e dy personave të shumë kërkuar nga Dubai. Bëhet fjalë për Plarent Dervishajn, dhe Julian Meçen, të cilët janë ekstraduar të mërkurën në një operacion të fshehtë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për në Rinas.
Plarent Devishaj, u shpall në kërkim ndërkombëtar, nga Prokuoria e Posaçme, për shkak se dyshohet si organizator I atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, në vitin 2019, në afërsi të Durrësit.
Ndaj tij Gjykata e Posaçme, ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” sit ë dyshuar për veprat penale “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale organizata kriminale”.
Nga ana tjetër më datë 26 shkurt 2005, në Durrës, Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë dyshohet se, kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu, me armë zjarri.
Ndërkohë sipas Policisë së shtetit, më datë 27 shkurt 2005, Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vrarë Vajdin Lamajn dhe Artan Arsi, me eksploziv.
Për sa I përket Julian Meçajt Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi organizata kriminale”.
Më datë 01 nëntor, 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe ish prokuori Arjan Ndoj, dhe Alekasander Laho,. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë./abcnews.al


