Ekspozohet ikona e rrallë e Onufrit dhe 17 vepra të artit bizantin te Muzeu Kombëtar

schedule15:57 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 15:57 - 23 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nika 

Në prag Krishtlindjes Muzeu Historik Kombëtar prezanton 18 ikona, duke përfshirë edhe ikonën unike të Onufrit.

Rrugëtimi i ekspozitës “Ikonat Mariane” nis me veprën vetme të Onufrit  e shekullit të 16- të që është pjesë e fondit  të  muzeut.

Veprave  shfaqin dëmtime dhe domosdoshmëri resturimi. Arti bizantin i largohet botës natyrore duke u përpjekur të paraqesë atë që është e përjetshme, e shenjtë dhe e pandryshueshme. Shumica e veprave që mbijetuan u përkasin kishave.

Drejtori i muzeut  thotë se me këtë ekspozitë, do të nis një cikël aktivitetesh , ku do të dalin në pah vlerat e artit bizantin.

Ndërkohë që ky art është pak i njohur sipas specialistes, ndaj këto aktivitete shërbejnë për të nxjerrë në pah vlerat e artit bizantin.

“Këto ekspozita dhe vazhda e tyre do të jetë gjithmonë një qasje kundrejt publikut për të përkrahur dhe përcjellë gjithnjë edhe më shumë ato vlera që i kemi patur, por nuk kemi ditur t’i shoshim”.

Ekspozita do të jetë e hapur edhe në ditët e parë të vitit 2022. /abcnews.al