Ekspozita “ Home and abroad” Bën bashkë në Tiranë Helidon Halitin dhe Li Xiaocheng

schedule16:51 - 21 Tetor, 2017

schedule 16:51 - 21 Tetor, 2017

Artisti shqiptar Helidon Haliti dhe piktori i njohur kinez Li Xiaocheng bëhen bashkë në një ekspozitë në Tiranë. Krahas bukurive shqiptare ne gjinin e akuarelit pasqyrohet edhe magjia e lindjes se larget e realizuar nga dy mjeshtrat. “Home and abroad” është një projekt që ka bërë bashkë dy artistë, piktorin Helidon Haliti dhe kinezin Li Xiaocheng në ekspozita me dy itinerare të ndryshme, në gjininë e akuarelit. Fillimisht në Kinë e tashmë në Tiranë. Në mjediset e Muzeut Kombëtar prezantohen 80 punime në akuarel të dy mjeshtrave të penelit ku dashamirësit e artit do të kenë mundësi të njihen nga afër me peizazhet e Lindjes së largët. Mjeshtri kinez i cili është njëkohësish edhe dekan i Akademisë Chanto, Xiaocheng Li, vlerësoi punimet e realizuara me mjeshtëri nga piktori shqiptar Haliti, ndërsa shtoi se bashkëpunimi të tilla i shërbejnë shkëmbimit të kulturave mes dy vendeve. Krahas ekspozitës të dy artistët do të bëhen pjesë interaktive edhe e demonstrimeve që artistët do të realizojnë live per publikun.