Menjëherë pasi u bë publike rezultati i ekspertizës së vdekjes së Enea Ftoit në komisariatin e Korçës kanë reaguar edhe familjarët. Ata kërkojnë zhvarrosjen e trupit të djalit të tyre dhe riekspertim. Ata pretendojnë se i riu ka humbur jetën nga dhuna e ushtruar nga policia dhe jo për shkaqe natyrale.
Dhimbja që ka pushtuar familjen Ftoi në Korçë nuk do kalojë edhe për shumë kohë. Një tjetër lajm të keq morën sot nga mediat.
Rezultatet e ekspertizës, e cila thotë se Enea Ftoi humbi jetën për shkaqe natyrale dhe jo nga dhuna e ushtruar nga policia siç pretendojnë të afërmit.
Ata i qëndrojnë dëshmisë së dhënë më herët dhe sipas tyre, i biri është rrahur në ambientet e komisariatit të Korçes çka i solli edhe vdekjen.
“Nga mediat po e marrim vesh. Deri tani nuk më ka ardhur asnjëri në shtëpi. Nga dhuna barbare që në pazar dhe deri në komisariat”.
“Këta janë hajduta, janë kriminela, nuk është polici. Këta na vranë siç vranë Enean”.
Prindërit e Eneas kërkojnë zhvarrosjen e trupit dhe riekspertim.
“Zhvarrosje. Kërkoj të drejtën e djalit tim. Kush e vrau, dhe përse e vranë”?
Të shokuar dhe pa asnjë mbështetje në kërkesat e tyre, familjarët paralajmërojnë akte ekstreme.
“Nëse nuk ma zgjidh qeveria, do bëj vetëgjyqësi. Jam shumë e revoltuar, të më besoni e do të kërkoj vetëm zhvarrimin e djalit”./abcnews.al