Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident fatal në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me furgonin, humb jetën shoferja 39-vjeçare

schedule08:45 - 8 Mars, 2026

schedule 08:45 - 8 Mars, 2026

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 39-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e të dielës  në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën Levan-Tepelenë.

Një autoveturë tip “Kia”  që drejtohej nga  39 vjeçarja Nertila Abazaj ka dalë nga rruga  e fshatit për të hyrë në autostradë. Në këtë moment  është përplasur nga një furgon që po qarkullonte në këtë segment rrugor.

Si pasojë e goditjes së fortë, 39-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa drejtuesi i furgonit dhe  pasagjeri që udhëtonte me  të u dërguan  në  spitalin  e Fierit  për të marrë ndihmë mjekësore.  Policia thotë  se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë për të normalizuar  lëvizjen  e automjeteve në këtë rrugë, në vendngjarje  shkoi dhe patrrulla e qarkullimit rrugor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!