Eksperti: Kina mund të goditet nga një valë e pestë koronavirusi

schedule08:26 - 20 Shtator, 2020

schedule 08:26 - 20 Shtator, 2020

Është e mundur që Kina të goditet nga një valë e pestë koronavirusi. Kështu është shprehur Wu Zunyou, epidemiologu kryesor i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Paralajmërimin Wu Zunyou e bëri ndërsa kujtoi se me afrimin e dimrit duhet të rritet kujdesi, shkruan abcnews.al

Sipas South China Morning Post, Wu përcaktoi katër valë të epidemisë:

Një “shpërthim” rajonal rastesh në Kinën verilindore në prill dhe maj. Rastet ishin kryesisht të importuara.

Epidemia që nisi në tregun ushqimor të Pekinit në qershor.

Rastet sporadike në qytetin verilindor të Dalian dhe Urumqi, kryeqyteti i rajonit të Xinjiang në korrik.

“Veç epidemisë fillestare në Wuhan, përhapjet e rasteve kanë qenë sporadike, rajonale dhe u kontrolluan në mënyrë efektive,” tha Wu.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani Kina numëron 85,279 të infektuar dhe 4,634 viktima. s.b /abcnews.al/