EKSKLUZIVE/ Abc intervistë me studiuesin grek Ioannis Armakolas: Vizita e Mitsotakis në jug të Shqipërisë është zhvillim pozitiv

schedule18:37 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 18:37 - 22 Dhjetor, 2022

Abc News ka intervistuar studiuesin grek Ioannis Armakolas, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve po marrin tjetër kthesë dhe kryeministri grek vizitoi jugun e Shqipërisë.

Nga marrëdhëniet diplomatike, te perceptimi i dy shoqërive për çështje si ajo e detit apo mendimi për Bashkimin Europian, Armakolas shprehu qëndrimin e tij për gazetaren Joana Preja. Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

  1. Pse ndodh që, marrëdheniet diplomatike dhe politike, mbeten ende në provë dhe në një gjendje paqëndrueshmërie gati të përhershme? Kjo vjen më shumë prej politikës apo vetë shoqërisë?

Nuk do të thoja se kemi nje marrëdhenie jo të qëndrueshme , thjeshtë besoj se marredheniet e dy vendeve nuk janë kaq të ngrohta aq sa do të donim të ishin. Nuk besoj se është fajtor shoqëria për këtë gjë, përkundazi besoj se dy popujt janë më para se sa janë politikanët. Të dyja vendet ndërlidhen  nga ana gjeopolitike edhe nga ana e ekonomisë deri diku. Mirëpo besoj se nga ana e politikës, ka një mungesë besimi, ndërmjet dy qeverive. Po ashtu besoj se ka një problem shumë serioz në mënyrën se si  o e mbulojnë mediat. Për shembull, në greqi janë pak të shqetësuar me faktin se shqipëria ka marrëdhenie të ngushta diplomatike  me Turqinë. Eshtë krijuar edhe një ceshtje qe lidhet me bashkimin e vendeve shqipfolëse (Kosove Maqedonia e Veriut, Preshevë) .

Ka një  shqetësim po ashtu  me mënyrën se si qeveria shqiptarët sillet me minoritetin  grek. Nga ana tjetër, shqiptarët janë të shqetësuar se si disa faktorë politik sillen  me minoritetin. Po ashtu fakti që Greqia është nje vend më i fuqishëm sesa Shqipëria, pasi është pjesë e Bashkimit Europian, shqiptarët besojnë se Athina do ta përdorë për të negociuar disa ceshjte, normalisht në favor të saj.

Këto çështje kane krijuar mungesë besimi. Unë besoj se është i eksagjeruar ky shqetësim mes dy vendeve. Marrëdheniet e dy vendeve mund të ishin me të mira se sa kaq.

  1. Cilat janë problemet që prekin marrëdhëniet dypalëshe? Në raportin e publikuar ne vitin 2021, shqiptarët besonin se kufiri detar dhe çamet, përkatësisht 30 për qind dhe  20 për qind, ndërsa grekët ekspansionizmi shqiptar, sic është  “Shqipëria e madhe” , dhe  qëndrimet ndaj minoritetit grek me afro 20 per qind, që janë problematikat më të mëdha të vendeve. Si i argumentoni  ju këto diferencime?

Besoj se është faji i medias në të dyja vendet, që është krijuar ky perceptim. Në Shqipëri, do flas haptazi, menyra se si perceptohen çështjet në mediat atje, por edhe në Greqi, që vetvetiu nuk konsiderohen problematika reale, por është mënyra se si perceptohen dhe paraqiten në media.  Fakti që ka ndryshim në mendimin e dy shoqërive tregon këtë gjë, se ku fokusohet media. Për shembull çështja e shqiptareve është kufiri detar,  një çështje që është eksagjeruar shumë në media, duket sikur grekët do të kërcënojnë ose do të gënjejnë shqiptarët dhe do të fitojnë me shumë se sa meriton.  Mirëpo kjo do të zgjidhet në Hagë, nuk është një temë kaq problematike. Greqia ka problematika më të mëdha me Turqinë, se sa me Shqipërinë në lidhje me detin.

Nga ana tjetër, ne greqi kanë shprehur shqetesim të madhe për shqipërinë e madhe, por une besojdse nuk është nje ideqë mund të realizohet, qe ne duhet ti frikesohemi. Ajo promovohet shumë nga Shqipëria, Kosova,dhe Maqedonia e Veriut. Të dyja vendet duhet të tregojnë një mirëkutpim sa të sqarojnë këto çështje

  1. Po ashtu në sondazh thuhet se 61 per qind të shqiptarëve mendojnë pozitivisht për grekët, ndërsa grekët kanë një përqindje më të ulët ndaj shqiptarëve, konkretisht 46 për qind. Çfarë ka ndikuar që dy shoqëritë të kenë këtë qëndrim?

Është  e vërtetë se ka një përqindje më te ulët të grekëve, për sa i përket mendimit pozitiv ndaj shqiptarëve. Mrëpo duhet të theksojmë  se është më e mire se sa vitet e kaluara. Nëse shihnim statistikat e 10 viteve me parë do të shihnit se mendimi pozitiv ështe me i ulët se sa është tani. Edhe  para 30 vitesh, akoma më e ulët. Ky është nje zhvillim i mire, se kemi një rritje të përqindjes se si grekët i shohin shqiptarët. Mirëpo kjo lidhet prapë me mediat, se si e kanë prezantuar ata emigrim e  shqiptarëve, kryesisht viteve ‘90, mirëpo jo dhe aq tani. Ata e kanë promovuar si një gjë jo aq e mire.

Po ashtu prezantimi i çështjeve me pak stereoticizëm ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjerë shqipfolës. Kjo ka bërë se të krijohet një ide e keqe për shqiptarët, edhe pse sipas mendimit tim kjo nuk është e vërtetë. Në fakt besoj se një grek mesatar ka një mendim të mirë, në përgjithësi për shqiptarët.  Fëmijët e emigrantëve janë integruar shumë mirë, shoqëria ka ecur pak më para në krahasim se si po prezantohet në mediat greke.

  1. Dallimin qe kane dy popujt sa i përkët bllokut të BE, mendoni se ndikon dhe në diferencimet mes tyre? 9 në 10 shqiptarë e konsiderojnë bllokun europian si diçka të rëndësishme, ndërsa 4 në 10  grekë kanë të njëjtin mendim.

Shqipëria ngaqë është jashtë Bashkimit Europian, kanë idealizuar këtë mendim të unionit. Edhe pse unë vetë besoj se është një hap shumë i rëndësishëm për të gjithë vendet. Mirëpo në momentin që integrohet një vend në Bashkimin Europian aty fillon edhe kupton problematikat edhe mungesat. Pas krizes ekonomike ndryshoi shumë mendimi i grekëve, për shkak të mënyres se si e menaxhoi blloku situatën. Nga ana tjetër kur të anëtarësohet edhe Shqipëria, pas disa vitesh, atëherë do të bjerë kjo përqindje. Kur nuk je pjesë është pak ndryshe.

  1. Kohë pas kohe, në Tiranë dhe në Athinë, kryhen vizita të zyrtarëve më të lartë të shteteve. Mund të sjellin këto takime ndryshimet pozitive të pritshme?

Vizita e kryeministrit grek ne samitin e 6 dhjetorit në Tiranë, BE-Nallknai Perëndimor, ishte shume e rëndësishme, pasi kjo ishte vizita e parë e një kryeministri grek pas 13 vitesh. Kjo tregon faktin se Greqia është e gatshme të përmirësojë marrëdheniet mes dy vendeve, mirëpo duhet të kishte ndodhur pak më herët. Vizita në jug të Shqipërise po ashtu është një zhvillim pozitiv, pasi kanë kaluar 31 vite nga hera e fundit që një kryeministër grek ka vizituar minoritetin. Vizitat në nivelin e ministrave të jashtëm ka qenë më të shpeshta. Besoj se sa më shumë afrohet Shqipëria në Bashkimin Europian aq më shumë do të bashkohen dy vendet. Jemi në rrrugën e duhur. Ne kemi kaluar periudhat më të këqija siç ishte ajo e viteve ‘90.