Ekonomia në fokus, Rama: Zerimi i taksës për biznesin e vogël gurë i rëndësishëm në rrugën tonë

schedule11:09 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:09 - 23 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financave Anila Denaj në një konferencë për mediat kanë bërë një përmbledhje në lidhje me zerimin e taksës për biznesin e vogël.

Rama është shprehur se ai dhe qeveria e tij kanë punuar fort në një situatë që vendi u përball me dy fatkeqësi natyrore në fillim tërmetin e nëntorit të 2019 që u pasua më pas me pandeminë e koronavirusit.

LEXO EDHE: Rama: Do rrisim pagën minimale dhe dyfishojmë ndihmën ekonomikë

Sipas tij zerimi i taksës së biznesit të vogël është dhe guri më i rëndësishëm kilometrik në rrugën e tyre drejt së ardhmes.

Armiku i padukshëm në të gjithë vendet ka influencuar shumë faktorin ekonomik në të gjithë vendet dhe ka diktuar rënien e kërkesës, goditjen e zinxhirit të furnizimit dhe goditje në flukset e parasë. Ne jemi përballur me forcë, kurajo dhe angazhim me të dy këto fatkeqësi dhe ajo për të cilën unë jam krenar me punën tonë është se për asnjë moment nuk i kemi lënë vetëm ato që kanë qenë më të ekspozuar ndaj këtyre dy fatkeqësive. Familje që po kthehen javë pas jave në shtëpi dhe ato që pritet të kthehen dhe të gjithë kategoritë e aktivitetit ekonomik duke u përqëndruar padiskutim tek më të vegjlit te zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gurë i rëndësishëm kilometrik në rrugën tonë drejt së ardhmes dhe përbën një ndër pikat më të rëndëshme në ndryshimin e madh në veprim dhe rezultat me palën tjetër që ripredikon taksën e sheshtë”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al