Eintracht Frankfurt i thotë “jo” United, “shqiponjat” rinovojnë deri në vitin 2026 me të preferuarin e Erik ten Hag

schedule19:07 - 3 Shkurt, 2023

schedule 19:07 - 3 Shkurt, 2023

“Gardiani” gjerman i portës, Kevin Trapp ishte një objektivat kryesorë të gjigandëve anglez të Manchester United, këtë fraksion merkatoje që lamë pas, me “mbrojtësin” e shtyllave të Eintracht Frankfurt, që pëlqehet shumë nga tekniku i “djajve”, Erik ten Hag.

Mirëpo ditën e sotme, 32-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje të re me “shqiponjat” e Frankfurtit deri në vitin 2026, duke i dhënë në këtë mënyrë fund dyshimeve, që ish-portieri i PSG do të largohet nga gjigandët gjermanë. /i.m /abcnews.al