Eh dashuria! Zbulohen shenjat më të bekuara për 2021. Astrologia paralajmëron peshqit

schedule18:17 - 8 Janar, 2021

schedule 18:17 - 8 Janar, 2021

Astrologia Esmeralda Petrela këtë të premte ishte e pranishme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku foli për parashikimin e yjeve në raport me dashurinë.  Ndërsa u ndal në gjërat kryesore tek çdo shenjë, Ermali e pyet atë se cila është shenja që do jetë më e përkëdhelur për vitin 2021.

Ajo u ndal në këtë moment për të shpjeguar diçka kur thuhet është viti i një shenje, pasi mund të krijohen keqkuptime nga ndjekësit dhe dëgjuesit.

“Kur themi që është viti i një shenje duhet të kemi parasysh që nuk domethënë që është vit yt më i mirë.  Unë e kam quajtur emri i ‘Kinëmasë së Jetës’ për atë vit është ajo shenjë në të cilën ndodhet Jupiteri, ndaj quhet i atij viti.

Sipas saj, shenja e vitit për 2021 është Ujori.

2021 është viti i Ujorit. A është viti më me fat i Ujorit? A do gëzojë Ujori? Jo domosdoshmërisht! Madje është pak një vit i vështirë sepse Jupiteri peshon tek personat. Këta të fundit po bëjnë ndryshime fizike, në peshë, në shende, të çfarëdo gjëje. Në dashuri mund të ngjejnë dashurinë këtë vit”.

Sërish Ermali e pyet se “cila është shenja që ka dashuri gjithë vitin, më e bekuara në këtë sferë?”.

“Binjakët dhe peshorja”, tha Esmeralda.

Por a ka shenja më me pak fat në dashuri apo që duhet të kenë kujdes këtë vit?

‘Mund të jetë Peshqit. Por nëse nuk janë kalientë për dikë tjetër, janë për veten e vet’

/abcnews.al