Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Fier, makina bie në kanal/ Shoferi u largua nga vendngjarja, gjendet disa orë më vonë

schedule12:11 - 22 Nëntor, 2026

schedule 12:11 - 22 Nëntor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kallmit në Fier, ku një automjet tip Volkswagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke braktisur makinën në kanal. Në momentin kur mjeti u konstatua nga autoritetet, brenda tij nuk ndodhej asnjë person.

Pas verifikimeve, policia ka arritur të identifikojë drejtuesin e automjetit, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga aksidenti.



Sipas deklarimit të tij në polici, ai është larguar nga vendngjarja pasi nxitonte të shkonte për një vizitë te disa të afërm.

Ndërkohë, policia vijon procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!