Egnatia pa trajner, ja cilët janë kandidatët e mundshëm

schedule09:28 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 09:28 - 1 Dhjetor, 2021

Para pak ditësh pas humbjes me Kukësin,  Egnatia ndërpreu bashkëpunimin me Gugash Maganin. Në rrogozhinë po presin një alternativë të mirë për të marrë drejtimin e skuadrës dhe për ta udhëhequr atë në pjesën e mbetur të sezonit.

Disa emra përfliten si kandidatë për t’u ulur në stolin e skuadrës rrogozhinase por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Sipas “Panorama Sport”, 5 emra janë si alternativa të mundshme për Egnatian.

Shpëtim Duro, Ernest Gjoka, Edi Martini, Armando Cungu dhe Julian Ahmataj, janë emrat që kanë filluar bisedimet drejtuesit e Egnatias.

Rrogozhinasit kërkojnë që të bëjnë sa më mirë në superiore dhe pse jo me përbërjen dhe me atë çfarë kanë treguar deri tani, dëshirojnë të jenë mes më të mirëve të kampionatit.

Ndeshjen e radhës për skuadrën e Egnatias është ajo me Tiranën që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arenë”, ditën e shtunë në orën 13:45.

Deri tani rrogozhinasit kanë arritur të grumbullojnë 11 pikë në 10 javë të luajtura duke u pozicionuar në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.  /f.a/abcnews.al