Egnatia dhe Partizani ndahen në paqe, barazim pa gola në Rrogozhinë

schedule15:09 - 23 Nëntor, 2023

schedule 15:09 - 23 Nëntor, 2023

Sfida mes Egnatias dhe Partizanit nisi në minutën e 24’, aty kur u ndërpre për shkak të vdekjes së Dwamenas, i cili pësoi arrest kardiak në fushën e lojës.

Në momentin që ndodhi fatkeqësia, ndeshja ishte me rezultatin 1-1 dhe që me këtë rezultat nisi gjithashtu edhe sot.

Sfida ka qenë me raste të shumta nga të dyja skuadrat, por askush nuk mundi të gjente rrjetën për të kaluar në avantazh.

Me këtë rezultat, skuadrat në fjalë barazohen edhe me pikë në renditje, ku Egnatia ndodhet në krye me 27 pikë, ndërsa Partizani në vendin e dytë me 27 pikë gjithashtu./h.ll/abcnews.al