Egbo: Fitore me karakter, nuk dua që të jem trajner portierësh!

schedule22:46 - 28 Qershor, 2020

schedule 22:46 - 28 Qershor, 2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli menjëherë pas fitores 1-2 me përmbysje kundër Skënderbeut. Në fjalën e tij për Supersport, strategu bardheblu tha:  “Ishte fitore me karakter. Nuk ishim fare në lojën tonë. Ishim fotokopje me ndeshjen e Teutës në Durrës. Nuk do të merrem me gabimet e pjesës së parë. Edhe ata kanë arritur. Është identit dhe karakteri që kanë krijuar. E provuan djemtë sot, prandaj jemi këtu.

Pësuam gol dhe humbasim qetësinë. Kur një ekip nuk është i qetë, bëjmë shumë gabime. Në të dytën gjetëm qetësinë. Ata donin ta mbronin rezultatin dhe ne na u dha mundësia ta administronim më mirë ndeshjen dhe krijonim më shumë.

Dua t’i bie shkurt, po të doja të isha trajner i portierëve, nuk do të merrja liçencë ‘UEFA Pro’ në vitin 2013. Nuk jam tip që merrem me fjalë shumë. Nuk është se kam zor të them çfarë mendoj. Liçenca që kam marrë është përgjigje për pyetjen tuaj.

Batha dhe Doka? Janë lojtarë që na duhen.  Normal që do të gjejmë lojtarët që do të zëvendësojnë. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Çdo lojtar që është pjesë e ekipit, mund të japë për skuadrën.
Tirana ka dy ekipe.

Jam gjithmonë i qetë, pres çfarë bën Zoti! Ndoshta kanë menduar të mbrojnë rezultatin. Në fazën e sulmit kemi lojtarë shumë të mirë. Na u dha mundësia të qarkullonim topin pastaj të krijonim raste dhe të shënojmë”, u shpreh Egbo./abcnews.al