Egbo: Dora e Zotit po ndikon te Tirana! Derbi? Ta shijojmë këtë fitore

20:19 | 21/02/202020:190

Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh: “Jam pa fjalë. Nuk e di kur do filloj. Lavdia shkon për Zotin. Është një mrekulli. Ai e ka bërë dhe ta gjithë Shqipëria e Bota. Ka një Zot lart dhe nëse beson në të nuk të harron. Nëse beson, do e arrish atë që do. I falënderoj çunat për shpirtin e garës. Zoti i ka parë atë dhe tregon që është dora e tij në ekip”.

“E nisëm mirë ndeshjen, si në pjesën e parë dhe në të dytën. Ishim të nxituar në përfundimin e aksioneve deri kur pësuam gol. Më pas Zoti përsipër të ndryshonte gjithçka”, tha Egbo në daljen e tij mediatike.

“Goli i pësuar nuk ishte naiv, është diçka që ndodh në lojë. Nuk ishte gafë e Kristit, nisi që në krah gabimi. U driblua lojtari ynë dhe lojtari i Kukësit e futi në zonë. Kemi pësuar disa gola nga krahët. Do rregullojmë gjërat që kemi gabim, edhe kur fitojmë”.

“Derbi? T’i lëmë lojtarët ta shijojnë këtë fitore. Një ditë pushimi më shumë nuk është diçka e madhe. Nesër lojtarët do jenë në stërvitje. Lojtarët kanë fituar vetëbesim, por nuk besoj se do kalojmë në eufori. Do qëndrojmë me këmbë në tokë”.

“Me dy sulmues? Mucci në pjesën e parë luajti shumë mirë. Deri kur pësuam ra dhe nuk e pamë të arsyeshme të luajë bashkë me Ngoo. Donim që të bënte ai spond. Goli i Bathës nuk ishte fat. Nëse njeriu i bën hyzmetin punës, drejt, nëse fut lojtarët në pozicionin e duhur, Zoti sheh dhe jep dorën e tij. Zoti ka dorë te ne. Edhe kur po humbnim e dija që do fitonim. I thashë Kristit, mos u mërzit. Besimin në Zot nuk e ndryshoj dot”.

“Ismajgeci meriton më shumë minuta. I kam thënë që të jetë gati para ndeshjes. Ia kam dhënë besimin se mund ta fus. Meriton edhe më shumë. Duke parë organikën, çdo lojtar duhet të jetë gati për të qenë në fushë”./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono