Edita Tahiri: Rama të dalë kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

schedule21:36 - 24 January, 2019

schedule21:36 - 24 January, 2019

Ish- kryenegociatorja Edita Tahiri në studion e “Mbrëmja ABC” ka komentuar përplesjen e Presidentit Meta me Kryeministri Rama, për vendosjen në postin e ministrit të Jashtëm Gent Cakajn, shtetas kosovar.

“Në fak jam prononcuar dhe kam dhënë mbështetjen time për një qëndrim kombëtar që ka mbajt Meta. Qëndrimi i Ramës në këtë rast ishte djallëzor. Nuk është problemi tek individi por problemi është tek vetë zoti Rama sepse ai dhe zoti Thaçi në Kosovë kanë hyrë në këto lorëja të ndryshimit të kufijve. Por ai ka rastin të dalë dhe të deklarohet se është kundër ndryshimit të kufijve. Shqipëria është prononcua, edhe Meta, PD dhe Berisha, por edhe Ditmir Bushati jo vetëm që ishte i qarët dhe humbi vendin e punës si ministër për këtë punë që u deklarua kundër ndryshimit të kufijme. Rama të dalë publikisht kundër ndryshimt të kufijëve të Kosovës. Ne shqiptarët gjithominë kemi qenë të cunguar. Ne nuk jemi në atë pozitë që të protësojmë axhendat serbo- ruse”./abcnews.al