Edi Rama në pritën e “Provokacija”

schedule10:12 - 21 Shkurt, 2018

schedule 10:12 - 21 Shkurt, 2018

Ka provokuar shpeshherë debat apo batuta me veshjen e tij të pazakontë për takime zyrtare. Dje Edi Rama shpjegoi në studion e emisionit “Provokacija” në ABC News stilin e tij që tërheq vëmendje.

Jo pak e kanë përfolur, apo shigjetuar kur është shfaqur si askush me qillota, apo atlete në takime zyrtare me politikanë të huaj. Për një prej këtyre rasteve kryeministri shqiptar shfrytëzoi studion e “Provokacija” për të ndarë me publikun një detaj.

“Veshja e atleteve në Trieste ka qenë e detyruar, se aty ishte një vapë e tmerrshme dhe këmba ishte vrarë nga këpucët”.

Një detaj e zbulon edhe për pantallonat e tij të preferuara që ia quajnë qillota.

“Shallvaret e para i kam bërë sipas qillotave të myzeqarëve”.

Sjell në vëmendje të atyre që e kritikojne se edhe linjat apo trendet e mëdha mund të kenëlindur nga rastësia.

“Shpesh edhe moda zhvillohet në mënyrë aksidentale dhe aksidentet sjellin diçka të re”.

Por Rama e thotë hapur se nuk ka për qellim të krijojë modë, apo të detyrojë të tjeret të vishen si ai. Thjesht ndjek stilin e tij.

“Nuk jam bërë kryeministër, që të varros vetveten, jam kryeministër me të mirat dhe të këqijat.

Nuk dua as dua t’u tregoj të tjereve as të imponoj njerëzit të vishen si unë. Unë kam bërë një transformim se sot jam me kostum e kravatë, kur shoh rrobat e mëparshme me duket sikur vizitoj dhomën e një të vdekuri”.

Me raste për rehati personale, e në të tjera për shkak të axhendës së ngjeshur, Rama tregon se veshja e tij atipike mund të shërbejë edhe si një mesazh./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!